Vdes në QKUK e lënduara nga aksidenti në Prizren

Dje ka ndërruar jetë në QKUK e lënduara nga aksidenti i trafikut që ndodhi më datë 18.07.2021 në fshatin Serbicë të Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raporton 24 orësh, shkruan Indeksonline.

“Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Sot më date 21.07.2021 rreth orës 09:55 është pranuar informata se e lënduara nga aksidenti i trafikut që ishte duke u trajtuar ne QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Në atë aksident janë përfshirë tri vetura me targa vendore, ku si pasojë 9 persona kishin marrë lëndime trupore, dy prej tyre më të rënda.

Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit