Vdes një foshnje në Suharekë

Një foshnje është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij, në Qendrën Emergjente në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30 në fshatin Duhël.

Siç thuhet në raport, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

“Raportohet se nga familjaret në Qendrën Emergjente në Suharekë është sjellë  një foshnjë  mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport. /

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit