17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Vdiq në moshën 89-vjeçare aktori Alan Arkin

Aktori amerikan Alan Arkin, i cili fitoi një Oscar dhe një Bafta për rolin e tij si gjyshi mizor në filmin “Little Miss Sunshine”, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony në një deklaratë familjare të premten.

“Babai ynë ishte një forcë unike e talentuar e natyrës, edhe si artist edhe si njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, ai u adhurua dhe do të na mungojë shumë”, thanë ata.

Aktori, regjisori dhe skenaristi i lindur në Nju Jork dhe i rritur në Los Anxhelos, mori mësime aktrimi që në fëmijëri, por në fakt karrierën e filloi në muzikë, duke kënduar dhe luajtur kitarë në një grup folklorik të quajtur The Tarriers.

Pasi e braktisi kolegjin, ai u transferua në Çikago në vitin 1960 dhe u bë një anëtar i hershëm i trupës së komedisë improvizuese, të cilën ai dikur vuri në dukje se ia kishte shpëtuar jetën.

Karriera e tij e aktrimit filloi në Broadway, duke u shfaqur në shfaqjen “Enter Laughing” në vitin 1963, e cila i dha atij një çmim Tony për aktorin më të mirë.

Ai u bë i famshëm duke u shfaqur në filma si “Rusët po vijnë” të vitit 1966 dhe më pas “Zemra është një gjahtar i vetmuar”, ku për të dyjat u nominua për Oskarin për aktorin më të mirë.

Më Shumë

Aksion në Rahovec/ Policia fillon lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

Stacioni Policor në Rahovec ka nisur sot implementimin e një plani operativ të gjerë që synon lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve në të...

Ushtroi dhunë ndaj vajzës, prangoset babai në Malishevë

Një burrë në Malishevë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, nuk...

Lajmet e Fundit