12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Vedat Muriqi ëndërron ‘gardën e nderit’ nga Real Madridi

Të shtunën mbrëma, skuadrën e Mallorcas e pret ndeshja kryesore e sezonit.

Ekipi ishullor do të luaj finalen e “Copa del Rey” përballë Athletic Bilbaos.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

E në prag të finales me Bilbaon, futbollisti kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi ka treguar hapur ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës? T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi prizrenas.

Vedat Muriqi këtë edicion ka bërë tre paraqitje në Kupën e Mbretit, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndërsa, në La Liga, Muriqi ka 22 paraqitje, pesë gola, e dy asistime.

Pra, Athletic Bilbao e Mallorca do të luajnë në finalen e madhe të “Copa del Rey” e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 22:00 në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas./Gazeta Express

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Moti sot me diell, temperatura deri në 16 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

2 mijë e 85 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 20 aksidente me të...

Lajmet e Fundit