3.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Vehapi betohet me 24 dhjetor

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi do të bëjë betimin me 24 dhjetor. Në këtë ditë betimin do të japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet e 3 nëntorit. Cermonia e betimit do të bëhet në ora 10:00.“ Me 24 dhjetor do të betohen 31 këshilltarë të rinj, të cilët morën besimin e votuesve për të përfaqësuar interesat e tyre në periudhën katërvjeçare. Betimin do ta bëjë edhe kryetari i Komunës Idriz Vehapi (PDK), i cili e merr këtë detyrë nga kryetari i deritashëm Smajl Latifi (AAK)”, njofton Zyra për Informim e KK-së në Rahovec.

Në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës partitë politike përfaqësohen në bazë të rezultateve të certifikuara nga KQZ. PDK do të jetë grupi më i madh i këshilltarëve me gjithsej 11 kuvendarë, AAK-LDD me 8 këshilltarë, LDK me 7 këshilltarë, LVV me 2, AKR me 1, LB me 1 dhe PD me 1 këshilltar. Nëse merren parasysh marrëveshjet politike ndërmjet subjekteve politike në Rahovec, PDK dhe PD kishin marrëveshje paraprake, prandaj do të përfaqësohen me 12 këshilltarë.

Pritet që në ceremoninë e inaugurimit të kryetarit të sapozgjedhur të komunës të bëhet edhe dorëzim-pranimi i detyrës nga Smajl Latifi, i cili e drejtoi komunën e Rahovecit për më pak se tri vjet, ndërsa detyrën do ta pranojë Idriz Vehapi, që deri më tani ka mbajtur karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet...

Kryeprokurori i Prizrenit pjesë e panelit të diskutimit mbi rolin e institucioneve arsimore në edukimin për barazi gjinore

Me ftesë të Prodekanes së Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” prof. Adelina Rakaj, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, mori pjesë në...

Lajmet e Fundit