Vëlla e motër nga Rahoveci e bëjnë për spital motrën e tyre

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti./GazetaExpress/

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit