27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

“Vëllai i Kastratit” kujton foton me Messin: Nuk doja të bëja foto me të

Lojtari i kombëtares spanjolle dhe i Leipzig në Bundesliga, Dani Olmo, tha se ai ishte i detyruar të bënte një foto me Lionel Messi para se të bashkohej me ekipin e të rinjve të Barcelonës.

Ish-lojtari i Dinamo Zagreb pranon se pak fëmijë ose lojtarë nuk do ta shfrytëzonin rastin të bënin një fotografi me sulmuesin argjentinas, por ai nuk u entuziazmua kur iu dha mundësia si tetë vjeçar.

Si fëmijë, ai shoqëroi babanë e tij (atëherë trajner) në një ndeshje në Castelldefels, dhe Leo Messi ishte në tribuna.

“Unë isha tetë vjeç. Po luaja me një top kur dikush, mendoj se ishte shoku i babait tim, erdhi tek unë dhe më tha,” Hej, Dani, eja këtu! Nuk do ta besosh. Mund të bësh foto me Lionel Messin. Cili fëmijë nuk do të dëshironte një foto me të? Epo, unë! I thashë diçka si, ‘Jo, faleminderit. Jam mirë.’ Por kundër vullnetit tim, ata më vunë pranë Messit dhe bënë një foto, “tha Olmo për “The Players Tribune”, duke shtuar:

“Jam i lumtur tani, ende e kam foton të vendosur në murin e shtëpisë, por atëherë nuk isha shumë i lumtur,” tha spanjolli.

Një anekdotë dhe një histori interesante, e cila tregon dashurinë e Olmo për futbollin, tashmë në rininë e tij, kur si nëntë vjeçar u zhvendos nga Espanyol në La Masia, para se të largohej nga Barça për në Dinamo të Zagrebit në 2015.

Në Dinamo, Olmo luajti me anësorin e Kosovës, Lirim Kastrati, të cilin së fundmi e quajti vëlla pas takimit Spanjë – Kosovë.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Lajmet e Fundit