14.1 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

“Vare veten”, pensionisti i dërgon deputetes një litar me postë dhe një letër

Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe të shoqëruar me një litar, shkruan rrjeti mediatik “CH Media”.

Në letër ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar. Përveç që bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë.

“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur Markwalder, e kontaktuar nga blick.ch. Ajo më parë e kishte bërë incidentin publik në rrjetin mediatik CH Media.

Thotë se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200 sosh në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të koronës. Nga këto, Policia Federale (Fedpol), 64 i ka vlerësuar në shkallë të rrezikut potencial.

Pensionisti mburret me kërcënimet e tij

“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur”, tha kasapi në pension, duke lavdëruar veprimin e tij të ulët, përcjell albinfo.ch. Ai madje thotë: “Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet!”

“Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim”, pretendon ai. Dhe, shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij.

Por çfarë e ka shtyrë gjyshin në fjalë për ta quajtur politikanen nga Berna “kriminele” në letrën e tij dhe për t’ia dëshiruar vdekjen?. Ajo, sipas tij, ka pohuar në revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”.

Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.

Më Shumë

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në...

Bacë Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Mungesë e historisë apo histori e politizuar: Shqiptarët e kanë një problem me historinë, mungon vazhdimësia e historisë së shkruar...

Vërmicë: Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar...

Haskuka: Nëse kompania i ka falsifikuar dokumentet, duhet të japë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas pohimeve nga rrjeti i OJQ-ve Avonet se komuna e Prizrenit i ka dhënë tender një kompanie...

Shfaqet ylberi në Mars? NASA shpjegon imazhin e Perseverance

Imazhet e një ylberi në Mars të dërguara nga roboti Perseverance kanë bërë xhirot e rrjeteve sociale. Ndërsa roboti Perseverance, i cili mbërriti në tokën...

I dyshuari në Suharekë arratiset gjatë shoqërimit nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar ka arritur të arratiset gjatë shoqërimit të tij nga policia. Rasti ka ndodhur...

Kadare i sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në...

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Drita Millaku e VV’së shpall kandidaturën për kryetare të Prizrenit

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka shpallur kandidaturën e saj për kryetarë të Prizrenit. Millaku ka...

Në Prizren sot nis vaksinimi për personat mbi moshën 85 vjeç

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës “AstraZeneca” kundër...

Kanos ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Rahovec. Me...

9 të vdekur e 571 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.351 mostra, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Raportohen 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

Ish-zëvendëskryeministrja pyet se për çka janë kushërinjtë pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës u punësua në ministri

Ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka reaguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Së fundi u mësua se xhaxhai...

Alarmante: 93 raste të reja me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse...

Millaku shpall kandidaturën për Prizrenin, Dega e VV-së s’ka informacione, Haskuka e zyra qendrore heshtin

Deputetja Drita Millaku dje publikisht ka treguar se synon të garojë për kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë....

Lajmet e Fundit