6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Veseli: Të shmangen manipulimet me ndjenjat e qytetarëve

Kadri veseli ,kryetar kuvendiKryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar se protesta është e drejtë demokratike e qytetarëve por se duhet shmangur manipulimet me ndjenjat e qytetarëve për qëllime politike.

“Institucionet e Kosovës janë në nivel të përgjegjësive për t’i adresuar të gjitha brengat e qytetarëve përfshirë edhe ‘Trepçën”, ka theksuar ai.

Në intervistën e dhënë për RTK 2 Veseli përveç për protestat ka folur edhe për ‘Trepçën’ dhe dialogun me Serbinë.

“Nuk besoj se kemi të bëjmë me një ndjekje, kjo është një situatë në të cilën duhet të jemi të përgjegjshëm lidhur me atë që themi. Ne të gjithë kemi emocione por kur një person flet publikisht duhet të ketë kujdes rreth deklaratave të tij. Përndryshe nuk besoj se kjo është diçka kundër komunitetit serb ose kundër ndonjë partie. Kjo është pakënaqësi e njerëzve për shkak të deklaratave publike të Ministrit të Republikës së Kosovës Jabllanovic. Mendoj se të gjithë ne duhet të jemi më të përgjegjshëm lidhur me ato çka themi”, ka theksuar Veseli.

Lidhur me ‘Trepçën’ Veseli ka thënë se është thelbësore në tranzicionin ekonomik të Kosovës. Sipas Veselit çështja e pronësisë së ‘Trepçës’ mund të zgjidhet në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket pronësisë ‘Trepça’ është në pronësi të Republikës së Kosovës dhe mendoj se nuk është mirë që për të flasim me emocione dhe që qytetarët tanë t’i sjellin në lajthitje se po mendojmë në mënyrë nacionale. Për ‘Trepçën’ duhet menduar si për një aset të zhvillimit ekonomik për të gjitha familjet tona në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Veseli.

Ndërsa lidhur me dialogun dhe marrëdhëniet me Serbinë Veseli ka thënë se Kosova pret sinjale më të mira nga Serbia në procesin e dialogut në Bruksel.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit