9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Veseli viziton disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren: Të konsumohen prodhimet vendëse

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, Veseli ka thënë se fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria.

“Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë”.

“Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore”, tha Veseli.

F

Më Shumë

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Lajmet e Fundit