13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se një person ka humbur jetën

Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person dyshohet se ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit