5.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Veteranët e UÇK-së në Malishevë kërkojnë unitet

Në Komunën e Malishevës në kuadër të aktiviteteve të organizuar për nder të përvjetorit të 12-të të Pavarësisë së Kosovës është mbajtur mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës.

Në këtë ditë, gjatë fjalimeve të rastit, veteranët e UÇK-së, kanë kërkuar unitet të spektrit politik.

Në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Malishevës, fjalime kanë mbajtur kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina, të cilët kanë folur për rrugëtimin e Kosovës, deri në shpalljen e pavarësisë, duke i përmendur në mënyrë kronologjike ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, ka kërkuar unitet të spektrit politik në vend, pasi sipas tij “Kosovën e presin sfida të mëdha, ndërsa politika shqiptare është shumë e përçarë dhe sot nuk po dihet se kush është patriot në këtë vend dhe partitë politike nuk kanë të drejtë të përvetësojnë vlerat e UÇK-së dhe dëshmorët e kombit”.

Më tutje, ai ka bërë thirrje për unitet të spektrit politik dhe kërkoi që “mos njolloset lufta e drejtë e UÇK-së, nga individ të caktuar brenda subjekteve të politike dhe të mos njollosen subjektet politike nga veprimet individuale të personave që përfaqësojnë antivlera”.

Pas mbledhjes solemne, janë bërë nderime para shtatores së komandantit Adem Jashari, më pas janë bërë nderime edhe pllakës me emrat e civilëve të vrarë gjatë luftës së fundit, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.

Më Shumë

Boksieri nga Prizreni, Elvin Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist

Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë. Sopaj dukshëm ishte...

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit