Veteranët thonë se protesta u politizua

OVLOrganizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së të cilët mbështetën protestën e sotmen dënojnë politizimin e saj si dhe sulmet që u bënë ndaj Policisë dhe ndërtesës së Qeverisë.

Gjithashtu ata dënojnë ashpër të gjithë ata që tensionuan situatën, luajtën me ndjenjat e sinqerta të qytetarëve, duke e shndërruar protestën në të kundërtën e qëllimit të saj.

“Përderisa qytetarët u tubuan për mbrojtjen e pasurive të Kosovës, kahja politike dhe huliganiste që iu dha protestës, prodhoi të kundërtën: u demoluan ndërtesat e institucioneve të Kosovës dhe objektet afariste, si dhe u lënduan ata që kujdesen për sigurinë tonë”, thotë OVL e UÇK-së.

E ripërsëritin se mbrojtja e pasurive të Kosovës si dhe dënimi i deklaratave shoveniste nga ana e një ministri serb të Qeverisë së Kosovës, ishin qëllimet për të marrë pjesë në protestën e sotme.

“Kështu besojmë se edhe qytetarët që morën pjesë, kishin sinqeritetin më të madh për protestë dinjitoze, e assesi prirjen për dhunë të panevojshme”, thotë OVL e UÇK-së.

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, thonë se do të përkrahin të gjitha protestat paqësore për të mirën e përgjithshme, e assesi protestat vandaliste ku dëmtohen pronat publike dhe të qytetarëve.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit