14.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Vetëvendosje në Prizren e quan qeverisjen lokale si të dështuar

Lëvizja Vetëvendosje që është opozitë në qytetin e Prizrenit, ka thënë se qeverisja lokale e Shaqir Totajt konsiderohet e dështuar. Kjo për faktin se sipas tyre, nuk janë përmbushur premtimet megalomane siç thonë ata dhe që kanë ndihmuar ardhjen e tyre në pushtet. E nga Komuna e Prizrenit nuk i janë përgjigjur televizionit për këto pretendime.

Është qyteti i dytë më i madh në Kosovë sipas numrit të banorëve.

Megjithatë, qeverisja lokale në Prizren po konsiderohet si e dështuar pasi që nuk u përmbushën projektet që janë premtuar.

Nga partia e vetme opozitare në këtë Komunë, thonë se qeverisja e Partisë Demokratike në Prizren mund të cilësohet si e dështuar.

Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje përmend projektet madhore të sipas tij janë premtuar e nuk janë realizuar nga kryetari, Shaqir Totaj.

“Si nënkalimi nga ish-BVI-ja deri në Bazhdarhane, pastaj premtimet e tyre kanë qenë 10 fshatra turistikë, një mijë e 200 parkingje të reja, teleferikun në Kala dhe shumë premtime tjera megalomane së paku ne si opozitë kemi shpresuar që në këtëbuxhetin e fundit do të kemi një kod buxhetor ku do të kemi fizibilitet apo studim fizibiliteti”, tha Haxhillari.

Po ashtu, kjo parti opozitare po akuzon pushtetin lokal që edhe punët që janë kryer, nuk janë realizuar në nivelin e duhur.

“Në unazën e parë të qytetit kanë qenë trotuaret e rregulluara me kubëza para 3-4 viteve të cilët s’ka pasë nevojë të ndërrohen, këto janë hjekë kubëzat e reja që 3-4 vite nuk janë kubëzim i vjetër apo trotuare të vjetra por të reja, janë larguar ato janë vendosë tjera. Po ashtu, shtresimi i rrugëve me asfalt janë bërë pa asnjë kriter që i bjen ka pasë rrugë ndoshta deri në 2-4 herë është rregullu e njëjta rrugë”, tha shefi i asamblistëve të LVV-së.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura, tëvë1 ka adresuar pyetje edhe në zyrën e kryetarit të Komunës.

Mirëpo, gjatë javës nuk ka pasur përgjigje lidhur me shqetësimet e partisë opozitare në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shënohet 25 vjetori i Komunës së Prizrenit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, të mërkurën u kremtua 25-vjetori i themelimit të komunës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, veteranë...

Policia kërkon ndihmë për kapjen e tre personave, dyshohen për kultivim të kanabisit në Malishevë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për kapjen e tre personave që dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës...

Lajmet e Fundit