14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Vetëvendosje propozon Muharrem Elezkurtajn për kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Shefi i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Adem Shabanaj ka thënë se ky subjekt politik është përcaktuar për emrin e kandidatit për kryesus të Kuvendit.

“Propozimi i LVV-së për postin e kryesuesit të Kuvendit  është Muharrem Elezkurtaj”, ka thënë Shabanaj për “Koha Ditore”.

Lëvizja Vetëvendosje, si bartëse e koalicionit qeverisës komunal, konsideron se kjo pozitë i takon anëtarit nga radhët e saj.

Ka edhe parti të tjera që kanë shprehur qëndrimin se për këtë çështje nevojiten konsulta, meqë posti i kryesuesit ka mbetur i zbrazët prej dy javësh, si pasojë e dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit