Vetura godet një motoçiklist në Korishë të Prizrenit

Një motoçiklist është goditur nga vetura në fshatin Korishë të Prizrenit.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës.

Policia ka arrestuar vozitësin.

“Është arrestuar vozitësi pasi që me veturë ka goditur motoçiklistin. Motoçiklisti është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrePress.com/

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit