Vetura godet shtyllën elektrike në Prizren

Një veturë ka goditur shtyllën elektrike në Prizren.

Lëndime ka pësuar një pasagjere.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë me targa vendore. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton PK.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasagjere në veturë, e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit