Vidhen 51 korniza të dritareve në Prizren

51 korniza të dritareve janë vjedhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, të enjten.

Një person ka raportuar në Polici se në objektin e tij janë vjedhur dritare të dimensioneve të ndryshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga objekti kanë vjedhur 51 korniza të dritareve të dimensioneve të ndryshme, material plastik me vlerë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK-ja.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit