17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vihet gurthemeli i një shkolle në Vraniq të Suharekës, MAShT-i investon mbi 1 milion euro

Zv. kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe zv. ministri i Arsimit, Heset Sahiti, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq  të Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Zv. kryeministri Fatmir Limaj tha se ndihet i nderuar që po e përurojnë këtë shkollë me emrin e dëshmorëve dhe me një investim mbi 1 milionë euro.

“Sot është një moment festiv për fshatin Vraniq, jemi në një fshat që i ka dhënë shumë Kosovës në aspektin intelektual në të gjitha drejtimet. Ndihem i nderuar që po e përurojmë këtë shkollë me emrin e dëshmorëve, kemi ardh me një investim mbi 1 milion euro. Vraniqi do të ketë më në fund një shkollë siç e meriton ky fshat, siç e meritojnë familjarët prindërit, nxënësit. E di që jemi vonuar me këtë projekt, por ne kur e kemi pasë rastin e kemi bë, jam i nderuar që po vijmë me një investim serioz”, tha Limaj në këtë përurim.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se kjo shkollë do të ndërtohet me standarde evropiane dhe përmes kësaj synohet ngritja e cilësisë në arsim.

“  E falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, zv. kryeministrin që është këtu, unë shpreh rastin me i uru nxënësit dhe qytetarët e fshatit Vraniq, është investim mbi 1 milion euro, por sot kemi investime mbi 2.5 milionë euro nga Ministria e Arsimit, kjo shkollë është shkollë me standarde evropiane që do të ngritë cilësinë në arsim”, tha Muharremaj, raporton EO.

Më Shumë

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Lajmet e Fundit