Visar Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë të tre personat që e kanë sulmuar

Gazetari Visar Duriqi i cili ditë më parë u sulmua nga tre persona, ka konfirmuar se ka therur të tre personat me thikë gjatë përleshjes.

Duriqi ka thënë se ka therur në vetëmbrojtje të tre personat me një brisk.

“E kam pasur një brisk që e mbaj për pemë e këso gjërash. Kam tentuar me u vetëmbrojte”, ka thënë Duriqi.

Tutje, ai sqaroi se nuk e di saktësisht sa ka arritur t’i dëmtojë sulmuesit për shkak se ka qenë tollovi. Megjithatë, Duriqi tha se kjo do të merret vesh nëse policia arrin t’i arrestojë personat e dyshuar.

“… tash ka qenë hallakamë. Sa kam arritur t’i dëmtojë sulmuesit merret vesh veç nëse arrestohen ata”, shtoi Duriqi.

Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit