16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Viti i mashtrimit që duhet ta ndëshkojmë me vota

Faton Abdullahu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha fund njëmarrëzie politike që kishte zënë fill vitin e kaluar nëzgjedhjet e fundit me një tango të pasinqertë politike ndërmjet LV-së dhe LDK-së. Të gjitha të këqijat e vitit që po e lëmë pas bartin vulën e këtij mashtrimi të madh politik ndërmjet këtyre dy subjekteve. Ato në rend të parë nuk ishin të sinqerta me njëra–tjetrën e, për rrjedhojë, nuk mund të ishin ndryshe edhe me qytetarin e Kosovës. Fituan duke premtuar se do ta luftojnë korrupsionin e nepotizmin dhe se do ta zhvillojnë vendin por, në të vërtetë, na ofruan hile ndaj njëra–tjetrës, ndërkëmca, sulme e mashtrime. Harxhuam më shumë kohë për t’u marrë vesh për qeverinë sesa që qeverisën bashkë. Thanë se dialogun nuk e kishin me nxitim, por dialogu i përçau shpejt e keq. Nuk patën guxim, por ishin tucanë të ballafaqohen me Serbinë me dialog nëUashington (Qeveria Kurti) e kur guxuan ta bëjnëkëtë (qeveria Hoti) nuk patën as unitet as mençuri qëtë nxjerrin sa e si duhet përfitime nga “Marrëveshja ekonomike në Uashington”. Qeveria Kurti dhe ajo Hoti ishin dështime të ndryshme nga një brumë i njëjtë. Asgjë nuk shkoi mirë vitin që po e lëmë pas. Dhe tani të dyja këto qeveri fajësojnë njëra–tjetrën për dështimet e veta dhe tani partitë kryesore që i bënë këto dështime pretendojnë secila më zëshëm se tjetra se do të dalë e para në zgjedhjet e reja që do tëmbahen së shpejti.

Gjykata Speciale në anën tjetër dëshmoi me akuzat dhe burgosjet e fundit, pas pesë vjetëve mospunë, se përfaqëson vlerë anti–evropiane dhe punon me djallëzi kundër Kosovës evropiane. Gjykata Speciale bëri grushtshtet në Kosovë. Ky ishte sulm kundër shtet–ndërtimit dhe shëndetit demokratik të vendit tonë. Vendi ynë pa fajin e vet ishte viktimë e ftohjes së raporteve ndërmjet Uashingtonit, përkatësisht administratës Tramp dhe Brukselit të përçarë. Derisa nuk përfundon procesi i shtetndërtimit të Kosovës ne gjithmonë mund të jemi monedhë kusuritje ndërmjet interesave të ndryshme globale të cilat ndryshojnëshumë dhe ndeshen shpesh edhe në këtë pjesë tëEvropës. Gjykata Speciale më së shumti e ka dëmtuar Partinë Demokratike. Projekti djallëzor DickMarti me gjykatë ka sulmuar në rend të parë PartinëDemokratike si bartëse kryesore e proceseve nëvend, e cila nga gjiri i saj ka nxjerrë njerëz më tëpërshtatshëm dhe më të besueshëm për jetësimin e strategjisë euroatlantike në rajon, përkatësisht për interesat e ShBA-së në Kosovë. Ajo e ka lënë këtëparti pa liderin e saj, z. Veseli, i cili, bashkë me z. Thaçi, për kohë të gjatë ishin bartës dhe zbatues mëtë besueshëm të projekteve paqësore dhe të sigurisënë këtë pjesë të Ballkanit. Ky është handikap jo vetëm për këtë parti, por edhe për shëndetin demokratik të vendit tonë. Ky është handikap sepse z. Veseli ia ndalëm punën në gjysmë i cili kishte vizion të qartë se si të vazhdojë tutje, sidomos nëdrejtim të ideve të reja dhe inkorporimit të njerëzve të rinj në PDK. Ditët në vijim PDK-së, sidomos tani para zgjedhjeve, i duhet të punojë dy herë më shumëse të tjerat për ta kompensuar këtë hile që ia ka bërë“Projekti Dick Marti”.

Në vitin që po hyjmë qytetari i Kosovës do të dalëpara kutive të votimit. Kjo është një mundësi e re dhe e mirë për ta flakur tutje një mendësi të vjetër e tëkeqe që u mbëltua në vitin që po e lëmë pas e të cilës ia pamë sherrin sikur të qeveriste për shumë vite e jo vetëm disa muaj. Qytetari i Kosovës duhet ta ketëmundësinë që të votojë për ata që do ta mbrojnështetin e Kosovës në përballje me Serbinë, për ata qëkanë guxim e nuk u ikin as përgjegjësive, e sidomosjo dialogut, për të mbetur vetë të pastër e për ta lënëKosovën në lloç. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur raporte të mira, në të vërtetë shumë të mira me administratën e re Biden. Zgjedhjet e ardhshme duhet ta nxjerrin këtë mendësi politike, këtë kulturëpolitike, për një fitore të re e cila në variantin më tëkeq të humbjes dhe dështimit na u paraqit vitin që po e lëmë pas. Dhe jo vetëm kaq. Qytetari i Kosovës para kutive të votimit duhet me votën e tij ta mbrojëUÇK-në. Nuk janë të paktë ata, dhe kurrë nuk kanëqenë më arrogantë e më të bashkuar e të cilët i sulmojnë vlerat e luftës, konkretisht UÇK-në. Këta faqezi po mendojnë se sot mund të jesh kundër UÇK-së dhe në të njëjtën kohë me administratën e re Biden. E pamundur, këto dy vlera nuk shkojnëkundër njëra–tjetrës, do të binden shumë shpejt. UÇK-ja është bebëza e shtet-ndërtimit të Kosovës, është themel i çimentuar me gjakun e bijve e bijave më të mira të shqiptarisë. Ne nuk mund të hyjmë në Evropë as në NATO pa vlerat e UÇK-së. UÇK-ja është margaritar i qytetërimit perëndimor. UÇK-ja ka mbrojtur vlerat evropiane, sigurinë dhe paqen euroatlantike dhe me pushkë në dorë ka lëvizur tutje kufijtë e interesave, në të mirë të ShBA-së në këtëpjesë të Evropës. Votuesi kur niset të votojë në këtë vit që po hyjmë duhet ta ketë këtë parasysh, sidomos këtë.

Shkruar enkas për “Epokën e re”

Më Shumë

Lajmet e Fundit