6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Vjehrra tenton t’i presë kokën në gjumë nueses

Një nuese e re afgane në provincën jug-lindore të Ganzit i ka shpëtuar për mrekulli përpjekjes për t’i prerë kokën që kishte ndërmarrë përpara disa ditësh vjehrra e saj dhe tani ndodhet në një spital në Kabul.

Lajmin e ka bërë të ditur kanali Tolo Tv. Gruaja 25-vjeçare Gul Sima, e kishte dënoncuar më kotë në të kaluarën dhunën e pësuar nga ana e familjarëve të bashkëshortit në katër muajt e parë të martesës.

Pasi u shtrua në gjendje kome dhe në reanimacion në spitalin Ibn-e-Sina të kryeqytetit afgan, viktima tani është më mirë dhe ka mundur të rrëfejë, me zërnin ende të pasigurt për shkak të plagës së rënë në fyt, se është rrahuar dhe torturuar nga familjarët e rinj.

Ndër mizoritë që ka pësuar, 25-vjeçarja ka rrëfyer edhe se e kanë detyruar “të hajë gozhda”. Testet radiologjike të kryera nga mjekët e spitalit e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Vajza rrëfeu më pas tentativën e vrasjes nga ana e vjehhrës: “Vjehrra ime erdhi me një thikë në dhomën time të gjumit dhe nisi të më priste fytin. Unë ulërita dhe ajo ia mbathi”.

Vëllai i viktimës, Bahadur, rrëfeu nga ana e tij se bashkëshorti i Gul është arrestuar. “Dakord, – shtoi ai, – por tani ne duam që drejtësia t’i japë menjëherë divorcin”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit