12.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Vjeshtë

Hajdar Mallaku

Fletët e zbehta e të përgjumura
Kalamenden, e humbin sigurinë,
Anohen, hepohen e posht bijnë
Në çilimin e vakët që e valëvit era.

S’është ky det i vdekur
Që e vajton vit e stinë;
Janë mbyllur llogaritë e verës
Stinë e pjekur sytë na i ngin.

Kujdes! Pashtriku vuri plisin e bardhë
Një këshillë e një kumt nga goja do t’i dalë:
“Bëhuni gati, o ju të pasur e bujarë
Të varfërit janë gati, ofrojani dorën e mbarë”.

Unë dhe vjeshta jemi moshatarë,
Shetisim bashkë e përshpërisim në vesh
Ajo mua shtatëdhjetë e tetë urime
Unë asaj vetëm përtërirje të mbarë.

Sa llogari dhashë për pranverë e verë
Deri sa e shkarkova trastën me pemë
Do doja ta dija për shijen që kishin,
Koha sa aromë do kishte përherë.

Aty dy të rinj mbahen të shtrënguar,
I shoh me zili dhe më duken si një
S’di pse në vjeshtë i fshihen pranverës
Do ta kalojnë dimrin me afshe të nxehta.

Nga frika se po e humbin përgjithmonë gjelbërimin
Tërë bota murrtohet, hesht e zbehet,
Vetëm plaku në sheti dredh mustakun
Pushon mbi shkop, ofshan e në kujtime prehet.

Më Shumë

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Bali Muharremaj mbështet Ludon për fitore në Big Brother VIP Kosova

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, mbështet Ludo Lee. Ai e ka lavdëruar Ludovik Tunaj (Ludo Lee) për performancën e tij në Big Brother VIP Kosova,...

Lajmet e Fundit