9.8 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Vjosa Osmani përballë Isa Mustafës

vjosa-osmaniNdërkohë që zgjedhjet brenda LDK-së kanë filluar, duket se Isa Mustafa përballë do ta ketë femrën më të votuar në Kosovë, Vjosa Osmanin. Deri më tani askush nga “burrat” e fortë të LDK-së nuk e ka guximin që ta sfidoj Isa Mustafën në zgjedhjet e brendshme partiake.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se Isa Mustafa është duke e përgatitur terrenin që sërish ta marrë partinë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse asnjë nga njerëzit e fuqishëm të partisë, si Lutfi Haziri e Agim Veliu kanë vendosur që të mos kandidojnë për të parin e partisë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Mustafa është duke takuar çdo ditë përfaqësues të degëve dhe të nëndegëve të partisë. “Isa Mustafa po u premton vende pune dhe favore të ndryshme. Ndërkaq, ata që punojnë, Mustafa po i kërcënon se nëse nuk e votojnë, do t’u hakmerret”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, Mustafa po e shfrytëzon edhe postin e Kryeministrit, duke i ndarë postet e zëvendësministrave dhe postet tjera, në atë mënyrë që të menaxhoj votat për Kuvendin e përgjithshëm të partisë.

Mustafa madje është frikësuar që t’i hyj garës përmes parimit një anëtar- një votë, model ky i propozuar nga Vjosa Osmani e Alma Lama.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për Gazetën Blic se për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve kanë vendosur organet e partisë.

“Është vendosur me vendim të forumit të LDK-së organi kompetent, dhe kjo nuk mbetët në sferën e dëshirës se kujt do qoftë, pse jo edhe timen. Unë kam qenë që të jetë një mënyrë e tillë, por në momentin kur merret vendimi nga forumi i partisë, ai është obligativ dhe pastaj çka do që të thuhet ma vonë, është pse jo edhe çështje spekulimi”, tha ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, femra më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, e cila pritet që të jetë kundërkandidate e Isa Mustafës në garën për të parin e LDK-së, ka thënë për

Gazetën Blic se dikush iu frikësua garës zgjedhore sipas parimit, një anëtar- një votë, duke aluduar në kryetarin aktual të partisë.
“Fatkeqësisht parimi 1 natarë -1 votë nuk u pranua. Dikush iu frikësua mendimit të anëtarësisë”, tha ajo.

“Besoje se vetëm ky sistem do të reflektonte vullnetin e drejtë të anëtarësisë se LDK-së. Por, si duket, dikush po i frikësohet mendimit të anëtarësisë”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, Gazeta Blic ka raportuar se si para tri javësh, saktësisht më 26 shkurt, Mustafa e kishte mbledhur Grupin Parlamentar të LDK-së, ku u kishte thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë, më nuk do të lejohet askush të flas ashtu siç do, duke i paralajmëruar se edhe do t’i përjashtoj nga partia./ Gazeta Blic

Më Shumë

Ndahet Çmimi i Poezisë “Xhevdet Bajraj” në Rahovec

Sot në lokalet e Shtëpisë së Kulturës në Rahovec u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit të Poezisë “Xhevdet Bajraj”, organizuar nga Forumi Anadrini...

Totaj: Qasja gjithëpërfshirëse do të shpërblehet me besim dhe votë të qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në proceset e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qytetit, duke e cilësuar këtë...

Lajmet e Fundit