11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

‘Votën ja shita PS për 50 mijë lekë, por më ngordhën bletët nga hashashi’

Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij.

Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.

Njëri banor:

Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek.

Vijnë për votat?

Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për t’i dhënë votën PS.

Pse e shite votën?

Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.

Banori tjetër

Ju zotëri ju kanë dhënë 50 mijë lekë për zgjedhje?

Po, gjithë fshatit.

Po më përpara kush ka fituar?

PD

Ata ju dhanë lekë?

Po edhe ata.

Dmth kush vjen këtu jep 50 mijë lekë dhe fiton?

Po.

Pse e lejoni të bliheni me 50 mijë lekë?

E bëjme prej hallit. S’kemi cfarë të bëjmë, skemi ku të jetojmë.

Më Shumë

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit