Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës.

Rastin  e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se i dyshuari është dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj, shkruan Klankosova.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit