11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Vuçiq vendos për Listën Serbe

Aleksandar Vucic2Pas bojkotit dyjavor, Lista Serbe sot do të vendosë nëse do të kthehet apo jo në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri.

Burime të gazetës “Zëri” thonë se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë trysni nga faktori ndërkombëtar që të kthehet në institucionet e Kosovës pa asnjë kusht.

Ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës menjëherë pas vendimit të Isa Mustafës për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Kthim e Komunitete.

Nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Marko Gjuriq, i është thënë “Zërit” se gjatë kësaj jave do të mbahet një takim mes zyrtarëve të lartë në Beograd ku do të merret një vendim për hapat e mëtejmë për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Këtë javë do të kemi një takim, deri atëherë nuk mund të themi asgjë”, thuhen në përgjigjen e zyrës serbe. /Zëri/

Më Shumë

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit