16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Vulin: “Për pushtimin e Kosovës nuk na duhen rusët, mjaftojnë serbët në Veri”

“Nëse Serbia dëshiron ta pushtojë Kosovën nuk ka nevojë për ndihmën e popullit rus, mjaftojnë serbët e Kosovës”.

Kështu është deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, se Serbia po angazhon vullnetarë rusë për të destabilizuar Veriun.

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur atje”, ka deklaruar Vulin raporton, e përditshmja opozitare serbe, Danas.

Ai madje duke i fyer Shqiptarët me terme si “shiptari”, lavdëroi forcën që ka ushtria serbe dhe vetë shteti i Serbisë.

“As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë na mjaftojnë serbët e Kosovës, për këtë janë bindur edhe shqiptarët kur dërguan njësitë speciale në Veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura”, tha Vulin.

“Kur tek shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiçi dhe Serbia. Pretendime të tilla duhet të shërbejnë si arsye që NATO të ngrejë edhe një herë armët dhe të bëjë një luftë që vetë shqiptarët nuk mund ta fitonin kurrë”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit