VV: Idriz Vehapi punësoi nipin që ofendoi Rahovecin

Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec, me anë të një postimi në Facebook, ka sulmuar PDK-në, konkretisht kryetarin Idriz Vehapi.

Kjo Lëvizje ka thënë mes tjerash se “Një nga njerëzit më të besueshëm të Vehapit, nipi i tij, drejtori i Financave këto katër vjet, Lulzim Sylejmani, vite më parë kishte ofenduar rëndë qytetarët e Rahovecit, në veçanti nënat rahoveciane në rrjetin social Facebook”.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Vetëvendosjes:

“Kryetari Vehapi dallohet për emërimet e tij familjare, të cilat i kanë sjellë atij më së shumti skandale. 

Një nga njerëzit më të besueshëm të tij, nipi i tij, drejtori i Financave këto katër vjet, Lulzim Sylejmani, vite më parë kishte ofenduar rëndë qytetarët e Rahovecit, në veçanti nënat rahoveciane në rrjetin social Facebook. 

Ai asnjëherë nuk është distancuar nga këto fyerje, dhe kryetari Vehapi e ka mbajtur në këtë pozitë nipin e tij i cili ka fyer të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit.

Lëvizja Vetëvendosje – qendra Rahovec, rikujton kryetarin aktual se ky është një nga skandalet e shumta.

Ne në Lëvizjen Vetëvendosje jemi shumë të bashkuar. Anëtarët e fshatit ashtu dhe të qytetit janë të bashkuar pa dallim, dhe #MeZemër së bashku kundër këtyre fyerjeve dhe të gjitha të këqijave tjera që kjo qeverisje ashtu sikurse ajo e kaluara i kanë sjellë komunës së Rahovecit.

Bashkë, fshat dhe qytet, do t’ju largojmë më 22 tetor nga pushteti.”

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit