VV kërkon shkarkimin e ministrit “fashistit” Jabllanoviq

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve protestues të arrestuar afër zyrës së, siç thonë ata, ministrit “fashist” për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

“Aktivistët që po mbahen në paraburgim janë: Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani. Pushteti që i arrestoi dhjetëra aktivistë që kundërshtuan Jabllanoviqin dhe që po i mbanë në paraburgim shtatë prej tyre, është njëkohësisht ai që po e mbron ndërhyrjen politike të Serbisë në Kosovë duke e mbrojtur eksponentin e saj në qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Të arrestuarve, sipas Vetëvendosjes, u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Veç kërkesës për lirimin e të arrestuarve, VV kërkon edhe “shkarkimin e Jabllanoviqit”.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit