14.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

VV: Pushteti i Ramadan Mujës e ka degraduar arsimin në Prizren

VV-logo9-09Edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar për gjendjen në arsim të Komunës së Prizrenit. Sipas VV, gjendja në arsim është degraduar rënd.

“Viti i ri shkollor 2014/2015 në Komunën e Prizrenit filloi me avazin e vjetër. Pavarësisht rezultateve të dobëta që u panë gjatë testit nacional si dhe në konkurrimet për studime universitare të vitit që po lemë pas, fare nuk lanë përshtypje tek autoritetet kompetente për nevojën urgjente të rishikimit dhe ndryshimeve të domosdoshme për sanimin dhe përmirësimin e gjendjes”.

“Kjo përsëri si rezultat i praktikave të pandryshueshme të Ministrisë së Arsimit si dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të cilat në vazhdimësi veprojnë në kundërshtim me ligjin duke emëruar, vendosur dhe caktuar drejtorë e mësimdhënës nëpër shkolla shpesh pa konkurse të parapara me Ligjin e Punës në fuqi. Kjo bëhet me qëllim të punësimit të “personave adekuat” respektivisht njerëzit e partisë dhe familjarët e njerëzve të partisë. Anashkalimi i çfarëdo kushti, kriteri apo përgatitjeje profesionale për vendin e punës, rezultatet e sipërcekura na i paraqet si rrjedhojë e degradimit dhe abuzimit me pushtetin lokal”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Kaosi që është duke mbizotëruar aktualisht nëpër shkollat e komunës sonë në ndarjen e orëve për mësimdhënësit dhe punësimin e njerëzve mbi baza partiake, po përdoret edhe si formë ndëshkimi për ata mësimdhënës që nuk janë më partinë qeverisëse. Kjo situatë tragjikomike na tregon se sa e kufizuar dhe e cektë është Drejtoria e Arsimit në aspektin planifikues/organizativ dhe atë themelor, ku prioritet nuk është mirëqenia e nxënësve/shoqërisë, por ajo e partisë, respektivisht klanit të saj qeverisës”.

“Sa i përket përmirësimit të kushteve për mësimdhënie, të ndërtimit të shkollave apo renovimit të atyre ekzistuese qoftë edhe pajisjen e tyre me laboratorë, kabinete e deri te hapësirat/ambientet sportive adekuate as që bëhet fjalë”.

“Sivjet në nivel Republike për herë të parë 27 000 fëmijë do të vijojnë shkollën, kurse në shkollat e Komunës sonë rreth 7000. Por ajo çka nuk do të ndryshojë edhe këtë vit shkollor për nxënësit do të jenë problemet ekzistuese njëjtë sikurse të bashkëmoshatarët e tyre më parë, ato të mungesave dhe defekteve të shumta objektive dhe subjektive që kanë shkollat tona për vite me radhë”.

“Në anën tjetër, pilot-projekti i Drejtorisë Komunale për kurikula të dedikuara për klasat e dhjeta destinohet për dështim, sepse ende vazhdon trajnimi i mësimdhënësve edhe pse ka filluar viti shkollor. Poashtu mungon literatura për kuadrot të cilat janë të përfshira në këtë projekt”.

“Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje! solidarizohet dhe i mbështet mësimdhënësit të cilët sot në shenjë pakënaqësie protestuan simbolikisht para Komunës së Prizrenit me kërkesën për transport falas në shkollat e zonave rurale”.

“Krejt në fund konsiderojmë se e vetmja shpresë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit është largimi i kësaj qeverisjeje të padrejtë dhe marrja e masave ligjore ndaj të gjithë atyre qe abuzuan me pushtetin gjatë gjithë këtyre viteve për dobi personale e grupore”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të...

Policia shqiptoi 2292 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të...

Lajmet e Fundit