VV e vlerëson procesin zgjedhor, të rregullt

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! e vlerëson procesin zgjedhor deri më tash si një proces të rregullt në përgjithësi. Sipas VV-së, ka pasur probleme përgjithësisht të vogla, por jo në masë shqetësuese.

“Deri më tani vëzhguesit dhe komisionerët e kanë bërë punën e tyre në mënyrë të kënaqshme, dhe shpresojmë që në bashkëpunim me gjithë institucionet, procesi të vazhdojë i rregullt deri në fund”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Ne bëjmë thirrje që secili qytetar të shfrytëzojë maksimalisht çdo minutë të mbetur deri në orën 19:00 e cila është ora kur përfundon orari zyrtar i zgjedhjeve. Midis opsioneve zgjedhore ata duhet të zgjedhin çka besojnë se është më e mira, dhe duhet të aktualizojnë vullnetin e tyre. Kjo është një detyrë qytetare ndaj demokracisë e ndaj republikës në Kosovë”.

“Lëvizja Vetëvendosje! është duke e ndjekur procesin me shumë kujdes, dhe do të monitorojë deri në fund për të shmangur çdo parregullsi apo pengesë eventuale e për ta bërë sa më të lehtë procesin e votimit për secilin votues. Shpresojmë që këtë ta bëjnë edhe partitë e tjera”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit