2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Xhaka gjithnjë e më afër Romës

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër Romës. Futbollisti i Arsenalit aktualisht është me ekipin e Zvicrës duke u përgatitur me Zvicrën për Kampionatin Evropian që nis pas katër ditësh.

Sipas raporteve të fundit, Roma është e gatshme të ofrojë rreth 18 milionë euro për të. Giallorossi është i lidhur me nënshkrimin e mesfushorit të Gunners, i cili ka edhe dy vjet në kontratën e tij në veri të Londrës.

Ditë më parë, vet trajneri i Romës, Jose Mourinho shprehu interesimin për futbollistin nga Kosova.

28-vjeçari thotë se ai është i hapur për t’u bashkuar me ekipin nga kryeqyteti italian në verë.

“Sigurisht, edhe unë i lexova lajmet. Por tani unë jam njëqind për qind e përqendruar në ekipin kombëtar. Kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet tani, ”tha ai për Blick.

“Kam edhe dy vjet kontratë në Londër. Kur të vijë koha dhe nëse mundemi, do të flasim për një transferim” – theksoi Xhaka

Xhaka tha se është “krenar” që ka tërhequr interesin e Mourinhos dhe shtoi: “Të gjithë e njohin atë dhe atë që ai ka arritur.

“Mourinho di si të fitojë tituj. Tani mund të shihni se çfarë pune kam bërë gjatë viteve të fundit” – përfundoi mesfushori me prejardhje kosovare.

Më Shumë

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit