4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Ylli dënohet me 500 euro për fyerje raciste, a do të tërheqet Rahoveci nga garat?

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nxjerrë vendim që të dënojë Klubin e Basketbollit “Ylli” me 500 euro, për shkak se tifozët vendas kishin shpalosur banerin “Rahovec – Made in Bugaria” në derbin lokal ndaj Rahovecit.
Vetëm dje, Rahoveci kishte paralajmëruar se nëse dënimi nuk do të ishte maksimal, klubi do të shqyrtonte tërheqjen nga garat.

“KB Rahoveci kështu kërkon që FBK të tregojë autoritetin dhe vendosmërinë që akte të tilla të nxitjes së urrejtjes dhe fyerjeve raciste të mos përsëriten në IP Superligën e basketbollit kosovar dhe që dënimi i palës organizatore të jetë maksimal me qëllim që të tilla ngjarje të mos përsërite”, ishte shkruar në komunikatën e Rahovecit, transmeton Express.

Madje, në një pjesë të komunikatës, Rahoveci kishte kërkuar që të shikohen edhe rregullat e FIBA-s.

“KB Rahoveci po ashtu kërkon që kjo qështje të trajtohet edhe me rregullore të FIBA pasi një gjë e till ështe e lejuar edhe me pikat PG të FBK-së, shih pikën: Neni59 AKTET E FIBA 59.1. Të gjitha rastet të cilat nuk janë paraparë, apo nuk janë përfshirë në këto Propozicione, Komesari i Garave i zgjedh me zbatimin e akteve të përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit-FIBA”, thuhej në komunikatë.

“Të nderuar këto sjellje dhe të tejra gjatë gjithë kohës duke ja shtuar edhe zhvillimet me ndeshjen ndaj Yllit, kanë shtyrë bordin që të mendoj seriozisht tërheqjen nga garat në rast se FBK nuk merr masa ndaj këtyre rasteve që i përshkruam në këtë letër”, potenconte komunikata e KB Rahovecit, transmeton Gazeta Express.

Duket se, dënimi prej 500 eurosh, i shqiptuar sot, nuk i mjafton klubit të Rahovecit, që, sipas burimeve të Gazetës Express, do e shqyrtojë seriozisht tërheqjen nga gara, në mbledhje të bordit.

Ndërkaq, paraprakisht, KB Ylli me anë të një komunikate e kishte dënuar ashpër këtë pankartë dhe i ka kërkuar falje KB Rahovecit.

 

Më Shumë

Prokuroria në Prizren po zbaton vendimin e KPK-së, kryen vetëm shërbimet esenciale

Prokuroria Themelore në Prizren, të enjten, ka filluar zbatimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), andaj po kryen vetëm shërbimet esenciale konform...

Zhduket një 14 vjeçare në Prizren

Në 14 vjeçare është zhdukur në Prizren. Rasti është lajmëruar nga vëllai në polici. Ajo është larguar nga shtëpia, por familja nuk di asgjë për të....

Lajmet e Fundit