8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zafir Berisha: Edhe në Morinë janë ndaluar ushtarët e UÇK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, në një intervistë për emisionin “Ditari i Natës” në televizionin “Tribuna Channel”, ka deklaruar se Policia e Sllovenisë nuk mund të fajësohet shumë për ndaljen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ai ka shtuar se fajtore kryesore është Serbia dhe se një pjesë të fajit e ka edhe Qeveria e Kosovës, e cila sipas tij, zgjohet vetëm kur të ndodhin rastet e tilla.

Ai madje nuk e përjashton mundësinë që ish-ushtarëve të UÇK-së t’ju ndodhë një gjë e tillë edhe në Shqipëri. Madje, nënvizoi se disa luftëtarë kanë pasur probleme në kufirin e Morinës.

I pyetur se a ka probleme ai gjatë udhëtimeve jashtë, Berisha është shprehur se nuk udhëton në ato shtetet ku mund të ketë problem. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit