14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zafir Berisha: Jabllanoviqin mund ta ndalojnë deputetët të mos hyj në seancë

ZafirBerisha11-14Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë që pasi Isa Mustafa nuk po ka guxim që ta ndëshkoj Jabllanoviqin, atëherë ai ka thënë se këtë mund të bëjnë deputetët

Lexojeni të plotë shënimin e Zafir Berishës në Facebook.

Deputetët e Kuvendit Kosovës nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që nesër në seancën parlamentare, me mjete demokratike mos të lejojnë pjesëmarrjen e Jabllanoviçit, pasi shefi i tij nuk ka dëshirë dhe as mundësinë që të marrë ndonjë masë për të penguar praninë e tij në sallën e kuvendit pas deklaratave të turpshme që ai bëri. Pasi Isa, bëri sikur nuk dëgjoi gjë, ndërsa varësi i tij, Thaçi vazhdoi me eksursionet politike. Kosova prej kohësh është pushtuar nga fjalori shovinist i politikës serbe dhe këta dy përfaqësues të vendit, Mustafa dhe Thaçi, nuk i treguan dot vendin Vuçiçit dhe argatëve të tij. Thënien e Fishtës: “…se ne ishim këtu kur Mal i Zi me Serbi ishin Iliri…”, atëherë duhet që t’ia kujtojnë deputetët. Por i duhet kujtuar gjithashtu ministrit Jabllanoviç, se atëherë serbët ishin në Karpatet e Rusisë dhe se Kosova është djep i shqiptarisë dhe atyre që jetojnë këtu ‘dem baba dem’:.. Z.B.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

Lajmet e Fundit