Zafir Berisha kërkon që Kuvendi ta bëjë këtë veprim para se të shpërndahet

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka kërkuar konsensus që Kuvendi i Kosovës të mos shpërndahet para se të miratojë edhe 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë.

“Para se me u shpërnda Kuvendi i Kosovës pas situatës se re të krijuar nga dorëheqja e Ramushit, është mirë të gjendet një konsensus politik dhe të miratohen mbi 50 ligje që kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit. Miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë”, ka shkruar Berisha

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit