13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafir Berisha kujton Betejën e Jëshkovës

Ish-komandanti i UÇK-së Zafir Berisha, ka kujtuar Betejën e Jeshkovës.

“Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike”, tha Berisha.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

Postimi

Sot pas 24 vitesh në Jeshkovë të Vërrinit, për të nderuar Betejën e 11.03.1999, ku luftua për liri a vdekje!

Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike, 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqipëtare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.

Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëher, po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi dhe 17 luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut, (edhe sot për fatin e trupave të 9 luftëtarve dhe 3 qytetarve nuk dihet)!

Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja kundër okupatorit serb në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat ishin pjesë disa nga luftëtarët që ranë në këtë betej, që u pasuan edhe nga shumë beteja të tjera, deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimishtë u çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!
Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për lirin dhe të mirën e atdheut.
Zafa

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit