30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Zafir Berisha kujton heroizmin dhe rezistencën e ‘Lagjes së Trimave’ në Prizren

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka përkujtuar masakrën e Tusuzit në 25-vjetorin e sulmit serb ndaj shqiptarëve në lagjen “Tusuz” të Prizrenit

“Lagja Tusuz, e njohur edhe si “Lagja e Trimave”, para dhe gjatë luftës, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës dhe ishte një qendër e pashkatërrueshme e rezistencës kombëtare, si dhe bazë e organizimit ilegal dhe qelizave të para të UÇK-së, të udhëhequra nga mësuesi, tani i dëshmuar si heroin Xhevat Berisha”, tha Berisha .

“Kjo lagje ka dhënë shumë dëshmorë të kombit dhe luftëtarë të armatosur, të cilët kanë qëndruar të pandryshuar përballë kërcënimeve të armikut serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre”.

“Barbaria serbe, ashtu si gjithmonë, pas çdo humbje që i ka pësuar në betejat me forcat e UÇK-së, siç ka vepruar kudo në Kosovë, edhe në Tusuz ka përdorur të njëjtin skenar të krimeve, duke hakmarrë ndaj popullatës civile që gjendej në shtëpitë e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit”.

“E vërteta e ajo që ndodhi më 26 maj 1999 në Tusuz! Forcat serbe përshkuan këtë lagje dhe pastaj ekzekutuan të gjithë ata që gjetën në shtëpitë e tyre, gra, burra, pleq dhe fëmijë”.

Në mesin e 27 të masakruarve kishte edhe persona me aftësi të kufizuara fizike, pra thjesht në këtë masakër, nuk u kursye asgjë shqiptare, e cila, për fat të keq, u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e më shumë se 250 shtëpive të kësaj lagjeje, të selektuara kuptohet.

Të vrarët në masakrën e Tusuzit janë: Neki Gashi, Hesat Xhemshiti, Bejam Xhemshiti, Rafet Abdylmexhiti, Sami Abdylmexhiti, Shefik Abdylmexhiti, Behar Abdylmexhiti, Mirsat Osmani, Hyrmet Sylejmani, Bislim Çengaj, Selvinaze Çengaj, Salih Elshani, Ymer Thaqi, Avdi Berisha, Refki Berisha, Hajrim Arifi, Sani Bajrami, Selim Berisha, Feim Berisha, Xhemajli Poniku, Halil Poniku, Fazile Maqkaj, Njazi Muja, Rexhep Maqkaj, Fadil Ramadani, dhe dy të vrarët tjerë një javë para në lagjen Bylbyldere: Enes Muharremi dhe Fatmir Muharremi.

“Edhe përkundër masakrës që bëri forcat armike serbe mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë në lagjen Tusuz, ne vazhduam luftën me taktikën e luftës guerile, të ushtruar dhe të praktikuar në përputhje me pozitën gjeografike të terrenit, dhe aksionet tona asnjëherë nuk u ndërpremën deri më 12 qershor 1999, kur Prizreni dhe Kosova filluan të frymëzonin lirshëm, dhe forcat e UÇK-së, me ndihmën e Aleancës së NATO-s, marshuan kudo në Kosovë”, u shpreh ai.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Varrezat që shihen në këtë fotografi janë varreza të një nga qindra masakrave që Serbia bëri në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Masakra e Tusuzit dhe të gjitha masakrat serbe që ndodhën nëpër Kosovë asnjëherë nuk janë gjykuar nga asnjë drejtësi vendore dhe ndërkombëtare!

Gjenocidi serb kundër popullit shqiptar në Kosovë nuk është trajtuar seriozisht nga askush; përkundrazi, ata që luftuan këtë gjakderdhje sot trajtohen nga “drejtësia” ndërkombëtare me dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska, dhe argatët e tyre në Kosovë.

“UÇK-ja ishte guerilja më e suksesshme e shekullit XX, e cila me luftën titanike bëri që kauza e saj e drejtë të mbështetet edhe nga aleanca e NATO-s kundër shtetit serb që bëri gjenocid në Kosovë!”

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Kurti uron festën e Bajramit, bën thirrje për solidaritet dhe mirënjohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, Kurti ka bërë thirrje për falënderim...

Begaj për Adem Jasharin: Burra të tillë rrallë i lindë historia

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25 vjetorin e çlirimit të vendit. Fjalim rastin mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai...

Lajmet e Fundit