12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Zafir Berisha lidhë koalicion me Vetëvendosjen në Prizren

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën.
Koalicioni lidhet sot në ora 14:30.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i VV-së, Musa Bushrani, shkruan “PrizrenPress”.

“Vetëvendosje sot mban konferencë lidhur me marrëveshjen e arritur me Nismën dhe mbështetjen e saj për balotazh”, konfirmoi Bushrani.

“ Folës në këtë konferencë janë,Mytaher Haskuka kandidat për kryetar komune në Prizren nga radhët e LVV dhe Zafir Berisha, përfaqësues nga NISMA”.

Konferenca do të mbahet në hotel Theranda, në katin e dytë, në sallën e konferencave.

Kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka dhe ai i PDK-së, Shaqir Totaj, do të përballen në balotazh me 19 nëntor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Lajmet e Fundit