2.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Zafir Berisha vërshohet nga profilet ‘fake’, thotë se të tillë votojnë edhe në sondazhe

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, duket se tashmë ka probleme me llogarinë e tij të ‘facebook’-ut, e cila i është vërshuar nga profile të rrejshme.

Një gjë të tillë Berisha e ka bërë publike në llogarinë e tij, teksa ndërlidh një gjë të tillë me fushatën parazgjedhore.

“Miq te nderuar, A e ka iden ndonjeri nga ju, cila race a sekte politik jane keta tipa qe jane aktivizu ne postimin per aktivitetet parazgjedhore ne Prizren!”, ka shkruar Zafir Berisha.

Ai thotë se është kurioz ta dij nëse këto profile do të votojnë në zgjedhje, sepse siç potencon tutje thotë se është i sigurt që këta votojnë në sondazhet e Armend Mujës e Besnik Bislimit.

“Jame kurreshtar me diten se me 14 shkurte keta tipa a kane me votu sepse neper sontazhe te telivizioneve e te Armend Mujes dhe Besnik Bislimit e di qe votojn!”, ka shkruar Berisha./Express/

 

 

 

Më Shumë

Rasti i fajdesë në Rahovec: Viktima mori afro 7 mijë €, e veç kamatë u detyrua t’i paguajë 14 mijë

Një burrë është arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë. Sipas informacioneve të Klankosova.tv, ai është prangosur...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit