4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Zafir Berisha, votoi në shkollën ” Fadil Hisari “

Kandidati i Nisma-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,  ka votuar në shkollën ” Fadil Hisari”, në shoqërim të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Pas kryerjes së obligimit qytetar, kandidati Berisha i përgëzoi qytetarët për kulturën e treguar demokratike në këto zgjedhje deri më tani.

“Ata duhet në numër të madh të dalin në zgjedhje për të ardhmen e tyre më të mirë:, theksoi ai.

“Po shpresoj dhe apeloj që procesi zgjedhor të shkojë sipas ligjeve. Qytetarët e Prizrenit janë duke e dëshmuar vetveten dhe jam i bindur se ky proces zgjedhor do të prodhojë rezultate demokratike të qëndrueshme për qytetarët. Lus qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës që t’i kontribuojnë demokratisë dhe zhvillimeve të nevojshëm që po pi pret gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Berisha./

Më Shumë

Lajmet e Fundit