Zbulohen kishë e eshtra brenda Katedrales në Prizren

Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, iu shtuan vlera të reja të shtunën.

 

Gjithë kjo fal një hulumtimi 10 vjeçar për objektin, që rezultoi me të dhëna të reja për këtë kishë.

“Kemi gjetë një kishë brenda që i përket shekullit të 11 maksimal shekullit 12” ka thënë  Don Shan Zefi, Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Brenda saj u zbuluan varre me shumë eshtra.

Përvec tyre në kishën e identifikua ngjitur me katedralen, dolën në pah edhe zbulimet si qeramika të rëndësishme e monedha të ndryshme.

Në këtë prezantim shkencor u zbulua se edhe vet Katedralja e Zojës Ndihmëtare, daton prej shekullit të 13-të derisa pjesa e epërme e saj u ndërtua gjatë shekullit 19.

 

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit