Zbulohet skema e vjedhjes së parave që çuditi botën

Një seri vjedhjesh bankomati janë zbuluar këto ditë në Peru, nëpër bankomate ku skema ka habitur jo vetëm vendasit, por lajmi është bërë viral në gjithë botën.

Policia Kombëtare e Perusë, PNP, ka zbuluar se vetëm gjatë muajit prill, ishin modifikuar 193 bankomate nëpërmjet energjisë elektrike.

Rrjeti i organizuar i hajdutëve kishin lidhur bankomatet me energji që e komandonin vetë ata, ruanin personat që shkonin të tërhiqnin para dhe në momentin që klienti përfundonte të gjitha procedurat, hajdutët i hiqnin energjinë bankomatit duke mos lejuar nxjerrjen e parave dhe sapo personi largohej ata takonin energjinë dhe banda merrte shumën e parave që kishte kërkuar klienti më parë.

Kjo skemë parandalon një person të tërheqë paratë në mënyrë që më vonë krimineli të mund t’i mbajë ato.

 

“Në muajt e fundit kemi vënë re që numri i vjedhjeve në bankomate është rritur ndjeshëm. Po mundohemi të gjejmë të gjitha bankomatet e modifikuara, por nëse bankomati ku po tërhiqni para fiket, ju duhet të thërrisni policinë, mos iki nga aty sepse paratë do ua marrë dikush tjetër sapo të largoheni ju.- tha koloneli PNP, Freddy Velasquez.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit