6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Zgjatet deri më një qershor afati i aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë njofton fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 1 qershor 2022 ora 16:00.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë.

Ndërsa, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në drejtoritë komunale për bujqësi.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit