19.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Zgjedhje të dyfishta në pranverë të 2017

Njohësit e rrethanave politike në vend, të cilët janë në përcjellje të vazhdueshme të krizës politike që ka pllakosur vendin, mosfunksionimin normal të institucioneve të shtetit, fillimisht për shkak të miratimit të Gjykatës Speciale në vitin që e lamë pas, dhe tani tensionet shtesë që po sjell Demarkacioni me Malin e Zi dhe përgatitja për legjitimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po e shohin si një gjenerator kompleks që rrit krizën dhe përfundimisht e çon vendin në zgjedhje të reja për dy nivelet në pranverën e vitit të ardhshëm, zgjedhjet qendrore bashke me zgjedhjet lokale. Sido që të jetë, sfidë për qytetarin mbetet përcaktimi i votës për alternativën e re politike për qeverisjen e vendit.

Analisti politik, Blerim Burjani thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme për nivelin qendror po trokasin në derën e institucioneve të brishta të Kosovës kaherë, që nga lidhja e brishtë politike e këtij koalicioni jofunksional, por është sjellja joserioze e opozitës ajo që ka punuar në favor të ruajtjes së gjatësisë së këtij koalicioni dhe po vazhdon akoma të punojë në atë drejtim, që edhe për një kohë koalicioni aktual të mbetet në pushtet. “Është opozita e padijshme politikisht, e papërvojë dhe inatçore, ajo që pa arsye u rreshtua kundër agjendës ndërkombëtare dhe rendit regjional dhe ndërkombëtar, duke nxjerrë tema për përplasje me pozitën, sikur janë tema e demarkacionit, që është çështje e interesit strategjik të NATO-s”, theksoi ai.

Dhuna, minus i opozitës Sipas Burjanit,opozita përdori edhe mjete të tjera dhune, edhe gazin lotsjellës në Kuvend dhe ato pamje vërshuan media ndërkombëtare, si dhe u sinjalizuan BE-ja dhe SHBA-ja për gjendjen alarmante në Kosovë, me çka humbi imazhi pozitiv i opozitës. Opozita e ka pasur gati të kryer punën për ta dërguar shpejt vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, për ta defunksionalizuar tërësisht pozitën, sikur të kishte punuar prej fillimit për ndërtimin e një agjende tjetër të kapshme për brengën ditore të qytetarit dhe të ndëshkueshme për faktorin ndërkombtar që është agjenda e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër nepotizmit institucional, kundër shtetit të kapur mbi baza krejtësisht partiake dhe mohimi i të drejtave të qytetarëve, jobarazia para ligjit për të gjithë njësoj”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se tani zgjedhjet e reja mund të vijnë vetëm si presion i strukturave jopolitike, si rezultat i presionit qytetar dhe klasës së pjekur intelektuale, e cila duhet të prodhojë një nismë të re si alternativë të besueshme për qytetarët. “Kosova mund të ketë paralelisht dy palë zgjedhje. Qoftë edhe në pranverën e vitit që vjen, por këto mund të vijnë vetëm me iniciativë qytetare për të nënshkruar një peticion që nuk udhëhiqet nga opozita, por nga bota akademike dhe qytetarët, përndryshe ky koalicion do të mund të vazhdojë edhe për shumë kohë kënaqësitë dhe luksin deri në vitin 2018”, potencoi Burjani .

vitin 2018″, potencoi Burjani . Qytetarët të zgjohen nga gjumi Të paqëndrueshëm dhe shpejt të dekompozuar e sheh këtë koalicion edhe analisti Faik Krasniqi, por gjithsesi me rrezik të rikthimit të konsoliduar të subjekteve politike që janë të përfshira në krim të organizuar dhe në korrupsion. “Qeveria e tanishme ka kohë që e ka humbur legjitimitetin e saj. Andaj, nuk pres që kjo qeverisje do të ndryshojë realisht situatën që e ka futur vendin. Në shoqëritë në tranzicion dhe të pakonsoliduara, zgjedhjet e shpeshta janë të natyrshme, por edhe të shëndetshme, edhe atëherë kur kemi të bëjmë me koalicione të grupacioneve politike të natyrave të ngjashme, e lëre më me koalicione të ndërtuara mbi grupacionet politike të natyrave të kundërta”, tha ai. “Me këtë klasë politike aktuale të tejkriminalizuar dhe korruptuar, zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhja më e mirë e mundshme, sepse vetëm do të kishim ndërrim xhaketash e asgjë më shumë, e jo që të tjerët të cilët do të vinin në pushtet do ta nxirrnin Kosovën nga kjo gjendje e rëndë që e ka kapluar. Edhe njëra, por edhe pala tjetër ishin pjesë e pushtetit dhe na e dëshmuan se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Faik Krasniqi. Ai ka pohuar se ndryshimi vjen vetëm me zgjimin e masës qytetare për të imponuar ndryshime. “Zgjidhja më e mirë e mundshme për Kosovën dhe qytetarët e saj do të ishte që të largohen nga skena politike e gjithë kasta e vjetër, e cila është fajtore kryesore për gjendjen e rëndë. Kosovës i duhet gjak dhe mish i ri i gjallë, klasë e re politike, pa hipokrizi dhe jomashtruese, e padjallëzuar dhe e pakriminalizuar”, theksoi Krasniqi.

Më Shumë

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e...

Valencia Basket fiton Prizren Lite Quest në 3×3

Gjatë fundjavës, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir i një spektakli të vërtetë basketbolli, ku u zhvillua turneu "Prizren Lite Quest" në formatin 3x3. Pas dy...

Lajmet e Fundit