Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i cili në zgjedhjet e fundit bëri koalicion me Nismën për Kosovën, tha se zgjedhjet e reja mund ta shpëtojnë Kosovën nga regjimi diktatorial i Hashim Thaçit.
Edhe pse, siç tha Berisha në një intervistë për “Zëri”, zgjedhjet nuk janë të domosdoshme pasi që Blloku LAN me Vetëvendosja i ka numrat për t’i bërë institucionet, ai thotë se të gjithë janë bashkuar kundër PDK-së.
Në seancën e 9 tetorit, siç tha “Zafa”i cili është deputetë i Kuvendit të Kosovë, duhet të votohet Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, ndërsa përjashtoi çdo mundësi që në iniciativën e presidentës Jahjaga, Blloku të ulët së bashku me PDK-në për ta tejkaluar ngërçin.
Ndërkaq, përgjegjësinë për ngërçin politik ia atribuon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasanit
Zëri: Si vlerësoni situatën politike pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese?
Berisha: Ngërçi politik është si rezultat i vendimit të paarsyeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Organi i cili është i thirrur që mos ta lejoj vendin të shkojë në bllokadë institucionale, kjo e ka bërë të kundërtën duke e futur në gërç më vendimin e saj.
Rrejdhat logjike të zhvillimit politik në një vend duhet të kenë rrugëdalje, ndërsa vendimi i Kushtetueses ka qenë i atij lloji që nuk ka lënë hapsirë për të dalë nga situata tashmë e komplikuar.
Zëri: Nga kjo që po e thuani cila është rrugëdalja nga ky ngërç?
Berisha: Për mendimin tim Blloku duhet ta votoj Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit. Me këtë rast nuk duhet të jemi peng i deklaratave politike të Enver Hasanit dhe vendimit të tij. Prandaj duhet të thirremi Kushtetë ku deputeti i Kuvendit të Kosovës është i pavarur dhe i pandikuar në vendimmarrje. Përndryshe, nëse Gjykata do të ngulte këmbë që vetëm PDK-ja, pra PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi edhe juridike për situatën e rënd politike që e ka shkaktuar në vend.
Zëri: Gjykata Kushtetuese i ka dhënë PDK-së të drejtën për kryetarin e Kuvendit, e nëse Blloku do të votonte Isa Mustafën për kryetar kuvendi në seancën e të enjtes, atëherë do ta përsëriste gabimin e bërë me 17 korrik?
Berisha: Është e vertet që Gjykata i ka dhënë të drejtë PDK-së për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht PDK është e pafuqishme për ta pasur kryetarin sepse nuk i ka votat. Ashtu siç thash më lartë nëse në Kushtetutë deputeti është i pavarur në vendime dhe i pandikuar për të votuar, atëherë konform pikës 127 të vendimit të Gjykatës duhet të veprojë Blloku. Edhepse deklaratat që i ka dhënë Enver Hasani në Vjënë dhe me qëndrimet e tij publike, janë simptoma që vendin do ta qoj drejtë një diktature dhe një polititike të mbrapsht. Unë nuk e di në një vend demokratik ku shumica parlamentare nuk mund t’i krijoj institucionet e vendit, kuvendin dhe qeverinë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Zëri: Blloku ka bërë kërkesë për seancë të kuvendit me 9 tetor, në këtë seancë nuk do të marrë pjesë PDK-ja, si do të veprohet në këtë seancë?
Berisha: Seanca e thirrur nga Blloku me 9 tetor e ka kuorumin për ta zhvilluar vazhdimin e seancës konstituive dhe sigurisht sipas ftesës do të rrjedhin proceset gjatë seancës. Është jo-logjike dhe jo-normale 36 deputet t’i bllokojnë pralamentin prej 120 deputetëve.
Zëri: A prisni që në këtë seancë edhe në mungesë të PDK-së të zgjidhet kryetar i Kuvendit Isa Mustafa?
Berisha: Në fakt kjo seancë është në rrjedhën normale që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit dhe unë nuk besoj që kjo nuk duhet të ndodh, atëherë pse është thirrur seanca.
Zëri: Pra, nëse nuk ka tejkalim të këtij ngërçi a i shihni zgjedhjet si opsion për ta tejkaluar atë?
Berisha: Për mendimin tim zgjedhjet mund ta shpëtojnë vendin vetëm nga diktatura dhe mentalitetit dikatorial në të cilën është aktualisht Kosova. Ndyshe nuk ka kushte dhe rrethana të tilla që Kosova të shkoj në zgjedhje sepse tashmë Blloku e ka shumicën parlamentare në kuvendin e Kosovës.
Zëri: Mirëpo, kësaj shumice parlamentare Gjykata nuk ia ka dhënë të drejtën për ta pasur kandidatin e vet për kryetar kuvendi?
Berisha: E thash edhe më herët se Gjykata me vendimet e saja e ka sjell vendin në një ngërç të madh politik. Unë personalisht mendoj që Enver Hasani dhe mbështetësit e tij, kanë përgjegjësi edhe juridike edhe historike. Nuk ka logjikë kjo pasi që Gjykata dhe Presidentja janë të thirrura edhe në kushtetutë që vendin nuk duhet ta fusin në kolaps. Tek ne po ndodh e kundërta. Me veprimet që janë duke i bërë veqanrisht Gjykata Kushtetuese e ka futur vendin në një krizë të thellë politike.
Zëri: Deri më tash edhe partitë Politike por edhe shoqëria civile kërkonin që të ndërhyj Presidentja e vendit dhe në momentin që Presidentja ka marrë iniciativë që t’i konsultojë subjektet politike Blloku nuk pranon të ulët në tavolinë me të gjitha subjektet tjera?
Berisha: Unë mendoj që Presidentja me fuqinë e vet juridike nuk ka aq fuqi që të bëjë zgjidhje. Nuk e di sa është e arsyeshme që të ulemi PDK-në, kur dihet se ka një Bllok i cili tashmë i ka numrat. Nuk e di pse duhet të ulemi më PDK-në, kur zgjidhja është të Blloku LAN së bashku me Vetëvendosjen.