11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Zhduket një 15-vjeçar nga Malisheva

Një i mitur është raportuar i zhdukur në 24 orët e fundit në Malishevë.

“Reporteri.net”, nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se një 15 vjeçar me iniciale E. G nga fshati Balincë, ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më.

Rasti në Polici është lajmëruar nga nëna e tij.

Ajo i ka thënë Policisë së i biri ka dalë nga shtëpia edhe herë të tjera por nuk është vonuar shumë gjatë.

Sipas nënës së fëmijës së zhdukur djali ka pasur veshur, xhinse, një bluzë të kuqe dhe patika.

“Nëna ka deklaruar se nuk është hera e parë që djali i saj ka dalë nga shtëpia por nuk është vonuar kështu sikur sonte e cila dhe është bërë merak për të. Ajo përmes telefonit ka kontaktuar të afërmit e saj mos rastësisht është te ta”, ka thënë ky burim.

May be an image of 1 person and text

Më Shumë

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit