Zjarret pushtojnë Turqinë, Erdogan: Dënim me vdekje kush i vë qëllimisht

Vijon të jetë problematike prej tre ditësh situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë.

Ashtu si një vit më parë, një vatër gjigande zjarri vijon të shkaktojë dëme dhe të largojnë në panik pushuesit dhe banorët në zonën bregdetare të Marmaris.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një vizitë në zonat e prekura nga flakët, aty ku zjarrfikësit po punojnë ditë natë dhe kërcënoi se personat që i vendosin me qëllim këto zjarre do të dënohen me vdekje.

Për shkak të zjarreve 20 persona përfunduan në spital me dëmtime të ndryshme. Autoritetet arrestuan një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarrin pas mosmarrëveshjeve me familjarët e tij.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit