Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës.

Dëshmitarët okularë të rastit thonë për Telegrafin se kur kanë kaluar rreth 2 orë nga fillimi i zjarrit, zjarrëfikësit ende nuk kanë ndërhyrë.

Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të tempraturave të larta.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Telegrafit, shihet se zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha, derisa rrezikohen edhe shtëpitë që janë afër./Telegrafi/

 

 

 

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit